Protestuesit në Durrës simbolikisht dëmtojnë dekorin e festave pas vrasjes së Klodianit

exit.al 11 Dhjetor 2020, 21:27

Protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës në Durrës kanë shkatërruar objektet dekorative për festat e fundvitit dhe kanë djegur pemën e Krishtlindjeve në qendër të qytetit.

Ndërkohë që në Tiranë protestuesit u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia, në Durrës forcat e rendit nuk ishin kaq të mirëpajisur.

Një grup të rinjsh u mblodhën në sheshin “Liria” para godinës së Bashkisë ku u përballën me një kordon policie.

Në shenjë proteste ata dogjën pemën e Krishlindjeve aty pranë dhe shkatërruan dekorin e festave.

Protestuesit kaluan më herët dhe në godinën e policisë, ku lëshuan disa fishekzjarrë ndaj saj.

News 24” raporton se policia ka shoqëruar një numër të madh protestuesish.