Greqi, mbytet një anije me 700 emigrantë, deri tani 3 të vdekur

exit.al 3 Qershor 2016, 11:33

Një anije me 700 emigrantë është mbytur në Kretë të Greqisë, mëngjesin e sotëm.

Media greke njoftojnë se deri me tani janë nxjerrë në breg tre trupa të pajetë, ndërsa janë shpëtuar rreth 300 emigrantë. Policia bregdetare po vazhdon operacionin e kërkim shpëtimit.

Ende nuk dihet prejardhja e emigrantëve apo shkaqet e mbytjes së anijes.

Shpërndaje te miqtë