Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës?

exit.al 3 Qershor 2016, 10:27

Sot do të zhvillohet mbledhja e tretë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës.

Gjatë mbledhjes pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje

  • Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore mes dy vendeve;

  • Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve;

  •  Marrëveshje për bashkëpunim për refomën në administratën publike;

  • Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese;

  • Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore;

  • Marrëveshje mes Ministrive të Mjedisit të Shqipërisë e Kosovës;

  • Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë.

 

Mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të fillojë rreth orës 11:30.

Dy mbledhjet e mëparshme janë mbajtur në Prizren e në Tiranë.

 

 

Shpërndaje te miqtë