“Merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.”
Zonja Çela tregoi dhe për kostot e vizitave dhe ilaçeve, të cilat e detyruar nga indiferenca e shtetit, i mori në privat:“Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët dhe infermieret morën, domethënë për 7 ditë, morën 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Ilaçe këtu nuk di të të tregoj. 2 milionë lekë, 2 milionë [në total].”
Ajo tregoi se për të përballuar kostot e trajtimit e kanë ndihmuar fëmijët pasi pensioni saj është 17,500 lekë në muaj:“Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.”
Shpërndaje te miqtë
