“MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim sipas kësaj skeme kredidhënie të mbështetur me garanci shtetërore, në kushtet ku ka akoma subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë, ky afat shtyhet deri më datë 30 qershor 2021.”
Sipas ministrisë, deri në dhjetor 2020 308 biznese kanë përfituar nga garancia sovrane ose mbi 30 përqind e fondit e vënë në dispozicion për të. Qeveria miratoi me 13 maj garancinë e dytë sovrane për bizneset me vlerë 15 miliardë leke, rreth 120 milionë euro. Kjo kredi i jep mundësi bizneseve të aplikojnë të marrë kredi për kapital qarkullues dhe investime. Ajo është është pjesë e paketës së dytë të ndihmës financiare të miratuar nga qeveria për mbështetjen e bizneseve gjatë krizës së Covid-19. Më 11 maj, hyri në fuqi garancia e parë sovrane për bizneset, ku qeveria do të paguaj interesin prej 2.85 për qind dhe bizneset do të paguajnë vetëm principalin. Shpërndaje te miqtëShyhet afati i aplikimit për garancinë sovrane
Ministria e Financave njoftoi të premten se afati për të aplikuar për garancinë sovrane do të shtyhet deri në 30 qershor.
Sipas një njoftimi të ministrisë, vendimi për shtyrjen erdhi pas kërkesës së Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB).
Të sugjeruara
Ministria e jashtme ruse: Dëbimi i diplomatit, provokim ndaj Rusisë
22 Janar 2021, 11:07Presidenti i PE-së: Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së
22 Janar 2021, 10:58Gjermani, mbi 50 mijë viktima nga koronavirusi
22 Janar 2021, 10:40
Arroganca që mbyti empatinë dhe vrau që në lindje “Besën”
21 Gusht 2026, 12:17
