“Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”
Vrasja e policit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobta. Sherrniku u arrrestua të shtunën ndërsa i dyshuari tjetër për vrasjen është shpallur në kërkim. Policia njoftoi të dielën se ka zbardhur vrasjen dhe ka arrestuar një prej autorëve. Xhulio Prela u vra më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush. 26-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ishte brenda makinës së tij. Hetimet kanë arritur në përfundimin se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e punonjësit të FNSH-së. Shpërndaje te miqtëGjykata lë në burg të dyshuarin për vrasjen e Xhulio Prelës
Gjykata e Lezhës vendosi masën e arrestit me burg për një nga të dyshuarit e vrasjes së Xhulio Prelës.
Personi i lënë në burg është Nikollë Sherrniku. Avokati i tij e konsideroi të padrejtë këtë vendim, duke argumentuar se nuk është i mbështetur në prova dhe fakte.
