Arrestohen 5 persona gjatë 12 orëve të fundit

exit.al 22 Dhjetor 2020, 10:24

Policia arrestoi 5 persona gjatë 12 orëve të fundit.

Sipas policisë të arrestuarit janë:

K.P., 42 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, pasi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, kunatin e tij, shtetasin N.B., për motive të dobëta

E.S., 23 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kruje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

E.B., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

E.Ll.,19 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

L.B.,35 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë. Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar mjetin tip motoçikletë me drejtues shtetasin P.L., 62 vjeç.

Shpërndaje te miqtë