Arrestohet një person për trafik të paligjshëm emigrantësh

exit.al 22 Dhjetor 2020, 10:53

Policia e  Vlorës arrestoi të enjten një person për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Policia njofton se personi i arrestuar është I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Policia bën me dije se ndaj personit ka nisur një hetim prej 7 muajsh për të arrestuari.  Ai dyshohet se ka transportuar rreth 20 emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Shpërndaje te miqtë