Betohet anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese

exit.al 22 Dhjetor 2020, 11:08

Sot me 22 dhjetor betohet para Presidentit anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.

Lajmin e bëri të ditur vetë institucioni, i cili shkruan :

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administroi vendimin e Kuvendit, ka vendosur:

-Zoti Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot ditë e martë në datë 22.12.2020, ora 12:30.

Binaj u zgjodh të enjtën e kaluar me 96 vota në Kuvend. Ai ishte kandidati i vetëm në listën dërguar Kuvendit nga KED. Exit argumentoi në një shkrim se ky veprim i KED është në shkelje të ligjit.

Shpërndaje te miqtë