Gjonaj: 21 janari dhe Gërdeci do gjykohen deri në fund

exit.al 12 Qershor 2021, 21:26

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se çështjeve si 21 janari dhe Gërdeci do t’iu shkohet deri në fund.

Ajo u shpreh se këtë mandat t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Më 27 maj, Prokuroria e Tiranës rihapi çështjen e 21 janarit.

Njësoj, SPAK kërkoi në maj rihapjen e dosjes së Gërdecit.

Të dyja çështjet janë gjykuar më parë, dhe fajtorët janë dënuar.