Christian Eriksen humb ndjenjat në fushë

exit.al 12 Qershor 2021, 20:38

Christian Eriksen futbollisti i Danimarkës humbi ndjenjat në fushë, gjatë lojës kundër Finlandës, për EURO 2020, të shtunën.

Fatmirësisht, ai ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Eriksen po ecte në fushë, ndërsa topi u hodh në drejtim të tij, ai e goditi atë dhe ai ra në tokë.

Mjekët i dhanë ndihmën e parë, duke I bëre frymëmarrje artificial.

Ndeshja u pezullua në minutën e 42-të, me rezultatin 0-0.

Tifozët mbetën në stadium duke brohoritur emrin e futbollistit.