Rama premton depolitizimin e administratës publike

exit.al 12 Qershor 2021, 19:43

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një institucion të ri, Këshilli Kombëtar, gjatë fjalës në kongresin e partisë.

Ky institucion ka për qëllim konsultimin me qytetarët një herë në vit për vendimet e rëndësishme kombëtare. Ai do të fillojë punën në shtator.

Rama premtoi depolitizimin e administratës publike:

"Çlirimin e sektorit publik nga parazit dhe arrogancë të veshura me mbulime politike".

Rama u shpreh se do të nisë një "fushatë 1 vjeçare anëtarësime të reja, duke kërkuar më të mirë, duhet të hapim dyert e qeverisë, që nga kabineti i ministrave, të bordeve, departamenteve për vajza dhe djem të shkolluara jashtë shtetit dhe brenda".

Ai u shpreh se administrata do të punojë fizikisht dhe online.