“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund të korrikut 2020.”
Puna e Këshillit Politik është vënë në diskutim nga opozita parlamentare, e cila ka deklaruar se nuk pranon asnjë marrëveshje të bërë në të që nuk merr parasysh kërkesat e tyre: lista të hapura për deputetët, votimin e emigrantëve dhe administrimin apolitik të zgjedhjeve. Shpërndaje te miqtëGjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Vonesat rrezikojnë Reformën Zgjedhore
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, ka kërkuar mbledhjen e këshillit të premten, 12 qershor.
Në një e-mail dërguar anëtarëve të tjerë të këshillit, Hajdarit, Bylykbashit dhe Vasilit, Gjiknuri shkruan se duhet të nisë sa më shpejt puna për të miratuar të gjitha amendimet e arritura në marrëveshjen e 5 qershorit dhe të adresohen të gjitha pikat që është arritur konsensus pasi çdo vonesë e tyre do të krijojë probleme me ngritjen e organeve të reja të KQZ dhe do të rrezikojë zbatimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin.
Nëse Reforma Zgjedhore do të miratohet brenda këtij sesioni parlamantar, pra deri në fund të korrikut, Gjiknuri thotë se puna duhet të nisë sa më parë:
Të sugjeruara
Zbulohet i infektuari i parë me Covid-19 në Gjirokastër
11 Qershor 2020, 10:05Covid-19 riprek Vlorën dhe Elbasanin
11 Qershor 2020, 09:41Joe Biden paralajmëron se Trump do të përpiqet të vjedhë zgjedhjet presidenciale
11 Qershor 2020, 09:51
Progresi që nuk i duhet askujt
7 Nëntor 2026, 19:46
