Covid-19 riprek Vlorën dhe Elbasanin

exit.al 11 Qershor 2020, 09:41

Dy persona, një në Vlorë dhe një në Elbasan, janë infktuar me Covid-19 dhe janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Në Vlorë, i infektuari është një bojaxhi që ditët e fundit kishte punuar në Himarë. Ai ka pasur simptomat e virusit dhe është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë, ku dhe I është kërkuar të bëjë testimin.

Në Elbasan, e infektuara e re është një 73-vjeçare. Ende nuk dihet si mund të jetë infektuar. ISHP ka testuar 10 persona në Elbasan dhe vetëm 73-vjeçarja ka rezultuar e infektuar.

Me të infektuarit e rinj, Vlora dhe Elbasani rikthehen në hartën e qyteteve të infektuara.

Vlora ka qenë një nga qytetet më pak të prekura nga Covid-19, me vetëm 5 të infektuar që prej fillimit të pandemisë në vend.

Ndërsa Elbasani prej disa ditësh kishte dalë nga harta e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë