Joe Biden paralajmëron se Trump do të përpiqet të vjedhë zgjedhjet presidenciale

exit.al 11 Qershor 2020, 09:51

Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, akuzoi presidentit Trump se do të vjedhë zgjedhjet e ardhshme.

"Ky president do të përpiqet të vjedh zgjedhjet" tha Biden, në një intervistë për emisionin amerikan "Emisioni i mëngjesit me Trevor Noah".

"Ky është shqetësimi im i vetëm, shqetësimi im më i madh", shtoi Biden.

Ndërsa pyetjes nëse Biden fiton dhe Trump nuk pranon të lërë detyrën, Biden u përgjigje se:

"Po, unë do të fitoj. Dhe jam i sigurtë se policia do ta nxjerrë atë jashtë Shtëpisë së Bardhë, me shumë kënaqësi."

Gazetat amerikane i komentuan këto deklarata si tregues të ankthit qe kanë demokratët për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit. Joe Biden gjatë gjithë fushatës ka shprehur shqetësimin e tij për manipulim të votave nga Trumpi. Madje ai tha se Trump do të përpiqet të shtyjë zgjedhjet, pavarësisht se e di që Presidenti nuk ka asnjë pushtet për ta bërë ketë gjë. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahet të martën e parë të nëntorit.
Shpërndaje te miqtë