Gjermania urdhëron karantinë dhe test Covid për shqiptarët

exit.al 2 Shtator 2020, 17:19

Udhëtarët, të cilët do të fluturojnë për në Gjermani duhet të karantinohen dhe duhet të testohen në aeroport. Njoftimin e dha Ambasada Gjermane në Shqipëri.

Ata mund të testoh falas brenda 72 orëve nga mbërritja në të gjitha aeroportet në Gjermani. Më pas duhet të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri, tek autoritetet shëndetësore.

Udhëtarët janë të detyruar të qendrojnë të izoluar në banesën e tyre ose në hotel për 14 ditë.

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani.

Gjermania e konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë për përhapjen e virusit.

Shpërndaje te miqtë