182 pacientë të shtruar në 2 spitalet Covid

exit.al 2 Shtator 2020, 16:55

Në dy spitalet Covid, ka 182 pacientë të shtruar, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Ndërsa 40 qytetarë, të negativizuar, po marrin trajtim në spital për simptomat pas Covid-19.

Më 2 shtator, në vend u shënuan 122 raste të reja dhe 6 humbje jete.

Që prej fillimit të pandemisë u shënuan 9728 të infektuar, 5582 të shëruar, 3850 raste aktive dhe 296 humbje jete.

Shpërndaje te miqtë