Polonia mbyll kufijtë me Shqipërinë

exit.al 2 Shtator 2020, 16:44

Nga data 1 shtator, Polonia do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të pandemisë.

Qeveria polake ka organizuar 2 fluturime çarter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020.

Biletat deri më datën 1 shtator janë të vlefshme. Ato mund të priten përmes Qendrës së Kontaktit LOT, në adresën [email protected].

Çmimi për një biletë, për persona të rritur është 550 euro.

Personat duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret e vendosura nga Polonia, përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë.

Shpërndaje te miqtë