Kosovë, 112 të infektuar të rinj dhe 6 viktima

exit.al 2 Shtator 2020, 16:54

Në Kosovë u regjistruan të hënën 6 të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa u shëruan 131 pacientë, duke e cuar në 9,923 numrin në total.

Numri i rasteve aktive është 3,251 persona. Në total, Kosova raporton 13,713 të infektuar dhe 539 viktima.

Shpërndaje te miqtë