Fotoja 80 mijë dollarëshe, në fund të korrikut vendimi për kallëzimin penal ndaj Ramës

exit.al 8 Korrik 2016, 10:02

Prokuroria shqiptare do të vendosë në fund të muajit nëse do të ndjekë penalisht Kryeministrin Rama, për shkeljen e ligjeve amerikane duke financuar fushatën e presidentit Obama.

Kallëzimi penal ndaj Zotit Rama u bë fillimisht nga Partia Demokratike, pas bërjes publike të fakteve se një bashkëpunëtor i Edi Ramës ka paguar 80 mijë dollarë në vitin 2012 për t’i mundësuar këtij të fundit pjesëmarrjen në një event elektoral të presidentit amerikan.

Nga ajo ngjarje u bë publike një foto e Edi Ramës dhe Presidentit Obama.

Ndërkohët bashkëpunëtori i Kryeministrit Rama, Bilal Shehu është shpallur fajtor për financim të paligjshëm fushate dhe pritet të dënohet më 5 tetor. Dënimi që ai mund të marrë është deri në 5 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Shpërndaje te miqtë