Operacioni antidrogë - Arrestohen 7 biznesmen ndërtimi

exit.al 7 Korrik 2016, 14:45

Policia arrestoi sot shtatë persona, anëtarë të një rrjeti ballkanik droge. Personat e arrestuar janë të gjithë biznesmen ndërtimi në vend.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit antidrogë ndërmjet policisë shqiptare në bashkëpunim me policinë e vende të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bullagarië, Turqisë, Italisë, DEA dhe SELEC.

Pak kohë më parë, në Shqipëri janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, janë sekuestruar 16 kilogramë heroinë dhe 1,5 milionë lekë.

Hetimet kanë nisur në fillim të vitit 2015

Shpërndaje te miqtë