Çfarë vendimesh do të marrë NATO në Samitin e Varshavës?

exit.al 7 Korrik 2016, 15:08

Nesër, 28 vendet anëtare të NATO-s dhe 26 vende të tjera aleate do të marrin pjesë në Samitin e Varshavës. Vendimet që do të merren në samitin dy ditor kanë si synim rritjen e sigurisë së vendeve të Aleancës dhe rritjen e stabilitetit përtej kufijve të vendeve anëtare.

Vendimet më të rëndësishme që pritet të merren në Varshavë janë:

  • Vendosja e katër batalioneve të fuqishme shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni;

  • Marrja e hapave të mëtejshëm për përmirësimin e mbrojtjes kibernetike, gatishmërisë civile;

  • Marrja e masave për t'u mbrojtur nga sulmet me raketa që mund të vijnë nga jashtë zonës Euro-Atlantike;

  • Zgjatja e misionit të trajnimit të NATO-s në Irak, me qëllim sigurimin e stabilitetit përtej kufijve të vendeve anëtare, si dhe zgjerimin e rolit të Aleancës në vendet e Mesdheut Qendror;

  • Miratimi i vendosjes së aeroplanëve të mbikëqyrjes AWACS ( për paralajmërimet ajrore dhe sistemet e kontrollit) të NATO-s për të mbështetur Koalicionin Global kundër Shtetit Islamik (ISIS);

  • Vazhdimi i mbështetjes ushtarake dhe financiare për Afganistanin;

  • Forcimi i bashkëpunimit politik dhe në praktikë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Shpërndaje te miqtë