Ekzekutohet Imami Shiit në Arabinë Saudite

exit.al 4 Janar 2016, 11:38

Të shtunën, në Arabinë Saudite u ekzekutuan 47 persona, ndër to dhe Imami Shiit Nimr al –Nimr.

Imami ishte arrestuar në vitit 2012 nën akuzën e krijimit të përplasjeve fetare dhe rebelimit ndaj qeverisë.

Të dielën, në Iran u zhvilluan protesta të shumta, përpara ambasadës saudite, kundër ekzekutimit të tij.

Qeveria e Arabisë Saudite pas sulmit ndaj ambasadës së saj në Teheran deklaroi se “Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po përkeqësohen”.