Kadare merr titullin Legjioni i Nderit në Francë

exit.al 1 Janar 2016, 16:01

Shteti francez dekoroi shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare me titullin Komandant i Legjionit të Nderit.

Në Francë, ky titull i jepet çdo vit personaliteteve më të spikatura.

Ndër të tjerë, dhe gazetarët e gazetës Charlie Hebdo u dekoruan me këtë titull, pas vrasjes në sulmin e janarit të vitit të shkuar.