Administrata publike testim në janar

exit.al 2 Janar 2016, 13:43

Gjatë muajit janar, punonjësit e administratës publike që kanë statusin e nënpunësit civil do t’i nënshtrohen një testimi. Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë.

Albana Koçiu, drejtoresha e DAP, u shpreh se ky testim ka si qëllim të përditësoje njohuritë e punonjësve, si dhe të mësohet nëse ata e meritojnë vendin e punës dhe statusin që mbajnë.

Testimi do të bëhet nga përfaqësues të DAP-it dhe ekspertëve të adminitratës publike.