Ekipi i Le Iene në Tiranë për të hetuar mbi Zaganin dhe gjeneralin e Guardia di Finanza

exit.al 9 Nëntor 2015, 13:03

Në baret e Tiranës flitet se ekipi i emisionit të famshëm Le Iene është parë të bënte xhiro nëpër kryeqytet.

Thuhet se qëllimi i vizitës së tyre është që të mbledhin sa me shumë informacione për akuzat e bëra nga polici i antidrogës Dritan Zagani, mbi lidhjet e institucioneve shqiptare dhe atyre italiane me botën e narkotrafikimit.

Gjithashtu, ata do të hetojnë  çështjen e dhurimit të një sipërfaqje toke në Zvërnec, për motive ende të paqarta, një gjenerali të Guardia di Finanza italiane.