€1, 5 milionë pasuri konfiskohen në Fier

exit.al 4 Dhjetor 2020, 09:20

Policia e Fierit ka sekuestruar 1, 5 milionë euro pasuri të krijuara përmes trafikut të lëndëve narkotike.

Në një njoftim për median, bëhet e ditur se pasuritë e konfiskuara i përkasin bashkëshortes së Shaban Zenajt, i dënuar në itali me 14 vjet burg për trafik lëndësh narkotike.

Pasuritë e konfiskuara janë një bar restorant në Skelë, Vlorë; një apartament në Vlorë; një apartament në Pogradec; një automjet tip "Benz".