Arrestohen 2 persona, trafikonin 6 emigrantë sirianë

exit.al 4 Dhjetor 2020, 10:50

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë kufitare Frontex, të premten arrestuan 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Policia njofton se personat e arrestuar janë S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.

Ata u arrestuan në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Volkswagen”.