Aksidentohen 2 persona në Milot-Thumanë

exit.al 4 Dhjetor 2020, 10:20

2 persona u plagosën në një aksident automobilistik në autrostradën Milot-Thumanë, të premten në mëngjes. Policia njoftoi se një drejtues motori në përpjekje për të devijuar rrugën, humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.