Humb jetën nga Covid-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe

exit.al 20 Nëntor 2020, 11:06

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej ka ndërruar jetë, në moshën 90 vjeçare, i infektuar me Covid-19.

Lajmi u konfirmua nga Kisha Ortodokse Serbe.

Irinej u zbulua se ishte infektuar me koronavirusi dhe u shtrua në spital në Beograd më 4 nëntor. Gjendja e tij filloi të përkeqësohej më 15 nëntor.

Irinej u pa për herë të fundit në publik në 1 nëntor kur drejtoi shërbimin e varrimit të Mitropolitit Amfilohije Radovic, peshkopit të vjetër të Kishës në Malin e Zi. Ai gjithashtu vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19. Media raportoi se Irinej ka shumë të ngjarë të jetë infektuar me Covid para varrimit.

Shpërndaje te miqtë