Donald Lu bënë deklaratën më të ashpër, deri më tani, për politikanët e vendit

exit.al 2 Qershor 2016, 11:59

Ambasadori amerikan Donald Lu, sot, gjatë prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, mbajti një fjalim për gjendjen e korrupsionit në vend.

Më poshtë janë disa citime të rëndësishme nga fjala e tij:

  • Problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët.

  • Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë,  të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.

  • Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi.  Sinqerisht, kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe të elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë boll të zgjuar sa të kuptojnë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare.

  • Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm.

  • Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.

 

 

 

 

Shpërndaje te miqtë