Gjykata rrëzon kërkesën e Fullanit për t'u kthyer në detyrë

exit.al 2 Qershor 2016, 11:19

Gjykata Administrative vendosi, sot, dëmshpërblimin e Zotit Ardian Fullani me 12 paga, për dëmin e shkaktuar si pasojë e shkarkimit nga detyra.

Pas shpalljes i pafajshëm për  akuzat e shpërdorimit të detyrës, Ardian Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative për dëmshpërblim. Zoti Fullani kërkoi rikthim në vendin e punës dhe 50 paga shpërblim.

Në muajin Prill, ish- Guvernatori hodhi në gjyq Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Kombëtare për dëm moral dhe shkarkim nga detyra në mënyrë të paligjshme.

 

Shpërndaje te miqtë