“Shijojeni pranverën e lënies mbrapa të krizës dhe të gjitha informacionet e tjera, më vonë. Nuk i gëlltisim dot njëherësh të gjitha informacionet, ndaj t’i rregullojmë avash avash.”
Por në mënyrë haptazi jodiplomatike dhe në dukje nervoze, përfaqësuesi i FMN-së Jens Reinken nuk e la të shkojë pa e kundërshtuar këtë deklaratë të Zotit Ahmetaj, edhe pse ajo nuk qe ndonjë deklaratë e rëndësishme. Ai mori fjalën menjëherë pas Zotit Ahmetaj dhe u shpreh:“Kur unë flas me përfaqësues të sektorit privat marr përshtypjen se ata nuk janë në humor për të shijuar ndonjë gjë.”
Nje nervozitet i tillë i FMN-së me qeverinë mund të krahasohet vetëm me qëndrimet e saj në periudhën para rrëzimit të piramidave. Shpërndaje te miqtë
