“[…] Një numër i madh biznesesh u është dashtur të zvogëlojnë ose pezullojnë aktivitetin […] ata po përjetojnë rënie të konsiderueshme të të ardhurave, kjo po pengon që shumë prej tyre të përmbushin edhe detyrimet financiare.
AmCham i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë disa hapa për të mbështetur të gjithë punëdhënësit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.”
Për këtë situatë AmCham i propozoi qeverisë 4 hapa:- Gjithëpërfshirje e biznesit në Fondet e Emergjencës Covid-19
- Gjithëpërfshirje në pagesat e papunësisë për të gjithë punonjësit pavarësisht statusit të kompanive ku punojnë
- Shtyrje të parapagimit të taksave për vitin 2020
- Konsultim me grupet e interest përpara marrjes së vendimeve me pasoja për bizneset
“I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin […] qeveria duhet të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe t’i vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.”
Opozita shprehet skeptike se paketa 3-mujore prej rreth 50 milionë eurosh ndihmë për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, nuk i mbulojnë dot nevojat e krizës. Prej 10 marsit mijëra biznese kanë pezulluar aktivitetin, sipas masave kufizuese të vendosura nga qeveria për të ndalur përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Shumë biznese të tjera janë gjobitur për shkelje të masave kufizuese, ndërsa aktualisht në paketën e ndihmës ekonomike janë përfshirë vetëm sipërmarrjet e vogla dhe punonjësit e tyre.
