“[…] nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari”.
Kryeministri u shpreh se burgosja dhe heqja e patentës për disa vjet në varësi të shkeljes së kufizimeve “do të kthehet normë bindëse për të siguruar fitoren e luftës” dhe “rimëkëmbjen ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt”. Në kodin penal – Neni 207 – flitet për "karantinën e bimëve dhe kafshëve", shkelja e saj dënohet me gjobë dhe nuk ka specifikime konkrete. Prej 10 marsit qeveria ka vendosur me akte normative masa kufizuese të lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike. Për shkeljen e këtyre masave janë parashikuar gjoba të majme nga 10 000 lekë deri në 700 000 lekë, sekuestrim makine dhe patente deri në 3 vjet. Dy javët e fundit të marsit, policia e shtetit gjobiti me 340 mijë euro mbi 2 000 qytetarë ndërsa rreth 700 të tjerëve u ka bllokuar makinat.Qeveria propozon përfshirjen e masave kufizuese të epidemisë në kod penal e rrugor
Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime të kodit penal dhe rrugor nën gjendje të epidemisë, kjo për të kthyer në normë masat kufizuese të përhapjes së viruseve.
Lajmin e njoftoi Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ndryshimet do të jenë për kushtet e epidemisë nën gjendjen e deklaruar të fatkeqësisë natyrore:
Të sugjeruara
Franca hyn në recesion, 6% rënia ekonomike
8 Prill 2020, 15:05Si po shmangen bizneset e vogla nga shpërblimi— rasti i një restoranti në Tiranë
9 Prill 2020, 16:23
A po i fut Edi Rama shqiptarët në një spirale urrejtjeje dhe përçarjeje?
25 Qershor 2026, 08:50
