Departamenti i Drejtësisë ngre akuzat për të arrestuarit e protestave të 6 janarit

exit.al 9 Janar 2021, 10:38

Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuzat për 15 të arrestuar gjatë protestave të 6 janarit.

Departamenti pohoi se ka arrestuar disa të dyshuar, përfshirë edhe Richard Barnett, i cili kishte hyrë në zyrën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Gjithashtu është arrestuar dhe një, të cilit i ishin gjetur në veturën e tij 11 molotovë.

Prokurori Ken Cole njoftoi se të arrestuarit e tjerë për mbajtjen e armëve në Kongres, një tjetër sepse ka goditur një zyrtar policor, ndërkaq, një ligjvënës nga Uest Virxhinia po akuzohet se ka marrë pjesë në sulmin në Kongres.

Një turmë e mbështetëseve të Tramp pushtoi Kapitolin të mërkurën ndërsa Kongresi dhe Senati shqyrtonin certifikimin e zgjedhjeve presidenciale. Pesë persona humbën jetën dhe mbi 50 janë arrestuar.

Shpërndaje te miqtë