Senatorja Muworski, e para që kërkon dorëheqjen e Trump

exit.al 9 Janar 2021, 09:53

Senatorja Lisa Muworski kërkoi largimin e presidentit Trump, duke u bërë anëtarja e parë e Senatit që kërkon një gjë të tillë.

"Unë dua dorëheqjen e tij. Dua të largohet. Ai ka shkaktuar mjaftueshëm dëme."

Deklarata e saj erdhën pas protestave në Kongres në 6 janar.

Më herët, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, demokratja Nancy Pelosi kërkoi, të enjten, shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump-it.

Një turmë e mbështetëseve të Tramp pushtoi Kapitolin të mërkurën ndërsa Kongresi dhe Senati shqyrtonin certifikimin e zgjedhjeve presidenciale. Pesë persona humbën jetën dhe mbi 50 janë arrestuar.

Shpërndaje te miqtë