Covid mbyll Gjykatën Adminstrative të Apelit në Tiranë

exit.al 27 Tetor 2020, 15:00

Gjykata Adminstrative e Apelit në Tiranë është mbyllur të martën, pas infektimit të disa punonjësve me koronavirus.

Në një njoftim për shtyp, gjykata shkruan se vendimi për mbylljen e saj është marrë nga Këshilli i gjykatës, në një mbledhje të martën, 27 tetor.

Gjykata do të qëndrojë mbyllur të paktën deri në 30 tetor, por do të vijojë punën për çështje me natyrë të ngutshme.

Shpërndaje te miqtë