"Në daten 27 tetor, një delegacion i parlamentit shqiptar do të ketë një takim online me komisionin parlamentar për Çështjet Europiane në parlamentin hollandez. Ata do të diskutojnë në lidhje me çështjet e zgjerimit. Takime të tilla parlamentare organizohen vazhdimisht dhe rregullisht.
Në Bruksel, vendet anëtare të BE-së janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociator për Shqipërinë.
Gjithashtu, Parlamenti hollandez i ka derguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian."
Progres raporti i publikuar më 6 tetor gjeti se Shqipëria ka plotësuar shumicën e kritereve për nisjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. I vetmi kriter që nuk është përmbushur është ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Për më shumë lexoni këtu dhe këtu. Shpërndaje te miqtë
