“Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.”
Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecia, kuvendi do të rimiratojë sa më parë dhe pa amendime, ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit. Shpërndaje te miqtë
