Rama i përgjigjet opozitës: Rritëm përqindjen e popullsisë që merr shërbime për mbetjet

exit.al 19 Tetor 2020, 08:59

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për abuzimin e parave për inceneratorët e mbetjeve me një postim në Facebook, për shërbimet që ofron sot shteti për mbetjet.

Përmes një grafiku  në Facebook, Rama tergon se në vitin 2013, vetëm 50,7 për qind e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh, ndërsa në vitit 2020, kjo përqindje është rritur në 87,9 për qind.

[caption id="attachment_109103" align="alignnone" width="1280"]grafik Po ashtu, Rama krahasoi se në vitin 2013, vetëm 15,9 për qind e popullsisë merrnin shërbim me pikë fundore me trajtim me kushte mesatare sanitare. Ndërsa në vitin 2020, 68 për qind e popullsisë marrin shërbim me pikë fundore me trajtim me kushte optimal sanitare.[/caption]

Reagimi i Ramës vjen pas një sulmi të vazhdueshëm të opozitës me akuza për vjedhje të parave të taksapaguesve përmes industrisë së inceneratorëve.

Për të mësuar më shumë për këtë temë, lexoni këtu.

Shpërndaje te miqtë