Covid-19 mbyll bibliotekën dhe protokollin e bashkisë Lezhë

exit.al 9 Nëntor 2020, 12:49

Zyra e Protokollit në Bashkinë Lezhë dhe biblioteka Gjergj Fishta janë mbyllur për shkak të Covid-19.

Sipas mediave, në të dy institucionet ka punonjës të infektuar me Covid-19.

Ambientetet e të dyja zyrave po dezinfektohen dhe deri në një njoftim të dytë do të qëndrojnë të mbyllura.

Shpërndaje te miqtë