“Bashkëpunimi rajon nuk është një alternativë e integrimti evropian, por një pjesë thelbësore e tij. Rajoni duhet të krijojë mjedis ku të rinjtë të zgjdhin të qendrojnë dhe të ndikojnë në ekonominë lokale dhe në shoqëri”.
BE miratoi 9 miliardë euro ndihmë ekonomike për vendet e rajonit për luftën ndaj krizës së koronavirusit. Shpërndaje te miqtëVarhelyi, ministrave të Ballkanit Perëndimor: Nëse nuk bëni reforma, nuk do të përfitoni fonde
Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u takua sot, 9 nentor, me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit dhe planit të mbështetjes ekonomike. Në takimin e zhvilluar online morri pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj.
Vrahelyi ia bëri të qartë ministrave se nëse “qeveritë e tyre nuk angazhoheshin me vendosmëri në zbatimin e reformave thelbësorë”, nuk do të mund të thithnin fondet e miratuara nga BE.
Reformat e kërkuara nga BE, thekson Varhelyi në deklaratën për shtyp janë “reformat ekonomike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe principeve demokratike, lufta ndaj korrupsionit, reforma adminsitrative”.
Në një postim në Twitter pas takimit, eurokomisioneri tha se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”:
Të sugjeruara
Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për krime lufte
9 Nëntor 2020, 11:55Kryeministri Hoti apel partive: Të bashkëpunojmë për të gjetur zgjidhje për krizën
9 Nëntor 2020, 11:45
