"Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje.”
Sipas Çakos “në mjaft raste policia ka kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje me orare e data konkrete, […] po në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky sistem.” Menjëherë pas bërjes publike të shkresës se Drejtorit Çako i është përgjigjur publikisht Ministria e Mbrojtjes, e cila përgënjeshtëroi pretendimet e Zotit Çako. Ministria e Drejtësisë nuk sqaroi në asnjë moment nëse hetoi rastet e përmendura nga Zoti Çako apo se kur ka qenë hera e fundit e inspektimit të sistemit të radarëve. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat si të pavërteta. Në dosjen e përgjimeve mbi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e tij, tregohet qartë se grupi kriminal kishte njerëz brenda QNOD të aftë të fiknin sistemin e radarëve apo të fshihnin regjistrimet. Këtyre akuzave ju përgjigjë Tahiraj në seancën gjyqësore kundër tij:"U fikën radarët? Më 29 tetor 2013 i jam drejtuar me shkresë sekrete Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodhelit duke i komunikuar asaj se “radarët nuk punonin”.
Tenderi për mirëmbajtjen e radarëve detarë: Në vitin 2014, Ministria e Mbrotjes hapi tenderin me procedurë të mbyllur për mirëmbajtjen e radarëve detarë. Një auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2013 dhe 2014 i kryer në Shtator 2015 gjeti parregullësi serioze me procedurat e prokurimeve për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve. Ministria e Mbrojtjes kihste zgjedhur procedurat e mbyllura, atje ku sipas ligjit ishte e detyrueshme të kryhej prokurim publik me procedurë të hapur. Ministria gjithashtu dështoi të ftojë kompaninë e huaj Lockheed Martin të paraqiste një ofertë, edhe pse kjo kompani kishte hartuar dhe ndërtuar më parë sistemin e radarëve. Ministria kontraktoi kompaninë shqiptare Idea-Tel, për kontratën me vlerë 750 milionë lek, e cila falimentoi në respektimin e afateve të kontratës së mirëmbajtjes, duke i shkaktuar shteti dëm ekonomik prej 41 milionë lek. KLSH urdhëroi Ministrin e Mbrojtjes të penalizonte kompaninë IDEA-TEL për shkelje të kontratës dhe të merrte masë disiplinore kundër Gjeneralit të Brigadës Qemal Shkurti. Shkurt, KLSH deklaroi se e gjithë procedura e prokurimeve ishte e “kompromentuar”. Por pavarësisht raportit të KLSH-së, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli nuk e sqaroi pse zgjodhi në një kontratë të shtrenjtë me një kompani të paaftë shqiptare, kur kompania ndërkombëtare e njohur Lockheed Martin, e cila e ndërtoi sistemin e radarëve, kishte një ofertë më të mirë.
