Një haker vjedh identitetet e viktimave të pallatit të shembur në Miami

exit.al 17 Korrik 2021, 13:01

Një person ka vjedhur përmes internetit identitetet e viktimave të shembjen së një pallati në qytetin Surfside të Maimit, muajin e kaluar, pasi ka parë emrat e tyre në lajme. Njoftimin e bëri kryebashkiaku i qytetit për një media lokale, të premten.

Kryebashkiaku nuk e bëri publike se si krimineli ka vjedhur identitetet apo se sa identitete janë vjedhur, por u shpreh se autoritetet vendore po hetojnë ngjarjen.

Ai i kërkoi familjarëve të viktimave të kontrrollojnë llogaritë bankare të viktimave për t’u siguruar se nuk ka ndodhur gjë.