“Kam një mesazh për të gjitha ata që për një motiv ose një tjetër kanë luftuar më shumë kundër PD-së se sa kundër Ramës. Jeni të mirëpritur ti ktheheni vlerave tona.
Por kurrë më nuk do të kthejë faqen tjetër ndaj atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme”.
Ai akuzoi qeverinë se paguan miliona euro në media për të sulmuar atë dhe partinë:“Antiopozitarizimi në media dhe politikë që vendos mashtrimin mbi faktet. Ne kemi parë se si prej vitesh shpenzohen miliona euro për të goditur PD-në dhe mua, ndaj ne nuk do të lejojmë përmyesjen e vlerave nga regjimi dhe kasnecët e tij”.
Basha u shpreh se pranon kritikat por nuk pranon relativizimin e normalizimin e vjedhjes së votave.
