Borrell thirrje forcave politike të punojnë për Konferencën e Parë me BE-në

exit.al 3 Nëntor 2020, 19:54

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së ka biseduar të martën me Kryeministrin Edi Rama për përmbushjen e kushteve për hapjen e bisedimeve me BE-në.

BE në një deklaratë për shtyp njoftoi pikat kryesore të bisedës. Sipas njoftimit Borrell i bëri thirrje të gjitha forcave politike të punojnë për të ndihmuar në hapjen e Konferencës së Parë me BE-në

“Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër”, shkruhet në deklaratën për shtyp.

Borrell, sipas njoftimit ka “vlerësuar harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE”.

Gjithashtu, Përfaqësuesi i Lartë “përshëndeti angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe progresin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020, të cilat vendi është afër për të përmbushur, në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare”.

Shpërndaje te miqtë