Sulmi terrorist në Vjenë, një shqiptar humb jetën ndërsa 3 të tjerë pjesë e policisë austriake

exit.al 3 Nëntor 2020, 19:00

Në sulmin terrorist të hënës në darkë në Vjenë ka humbur jetën dhe një shqiptar nga Maqedonia, Nexhip Vrenezi 20 vjeç.

Ai u qëllua me disa plumba kur ka dalë për të pirë një cigare.

Ndërkohë 3 shqiptarë nga Kosova kanë qënë pjesë e forcave policore të cilët, kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e autorit të sulmit terrorist.

Njëri prej tyre është  Doruntina Miroci. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Nga sulmi raportohen deri më tani 4 viktima dhe 15 të plagosur.

Shpërndaje te miqtë