Një 20 vjeçar me origjinë shqiptare, autori i sulmit në Vjenë

exit.al 3 Nëntor 2020, 19:06

Kujtim Fejzullahu 20 vjeç ishte autori i sulmit terrorist në Vjenë të hënën në darkë, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Sipas autoriteteve austriake Fejzullahu ishte me origjinë shqiptare dhe simpatizant i organizatës ISIS.

Ai ishte dënuar nga gjykata me 22 muaj burg sepse tentoi të anëtarësohej ISIS por u la i lirë më herët.

Në banesën e tij u gjetën armë dhe municione të shumta.

Shpërndaje te miqtë