Bie numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

exit.al 22 Qershor 2021, 13:55

Niveli i fataliteteve nga Covid-19 në SHBA ka rënë në nivelet e marsit të 2020.

Sipas një raportimi nga The Guardian, që citon të dhënat nga burimet federale, vendi po regjistron nën 300 vdekje në ditë, ndërkohë që numri i rasteve të reja është diçka mbi 11 mijë infektime.

Shifrat shënojnë rënie drastike krahasuar me janarin, ku u regjistruan mbi 250 mijë raste ditore të infetimeve dhe rreth 3400 vdekje në ditë.

Sipas CDC, vdekja nga koronavirusi ishte shkaktari i tretë më i madh i humbjes së jetës në SHBA, pas sëmundjeve të zemrës dhe kanceri.

Por tashmë, vendi ka vaksinuar plotësisht 45% të popullsisë së rritur ose 150 milion persona, ndërkohë që 53% kanë marr të paktën dozën e parë të vaksinës.

Qysh prej fillimit të pandemisë, rreth 601 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në SHBA, megjithse numri i saktë mendohet të jetë më i lartë.